AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 08:47

Vranësira në të gjithë Shqipërinë, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vranësira në të gjithë Shqipërinë, si do të

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur nga orët e pasdites në zonën e jugut dhe atë të qendrës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Mjegull e dendur e mjegullinë përgjatë zonave luginore.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë deri ne 8m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/11 Re

Kukës 4/5 Re

Lezhë 5/11 Re

Dibër 1/3 Re

Durrës 8/17 Re shi i dobët

Tiranë 8/18 Re shi i dobët

Elbasan 7/18 Re shi i dobët

Berat 4/16 Re shi i dobët

Vlorë 8/18 Re shi i dobët

Korçë 1/4 Re shi i dobët

Gjirokastër 2/15 Re shi i dobët

Sarandë 8/18 Re shi i dobët.