AKTUALITET, 19 Dhjetor 2020, 22:25

Ndalimi i paligjshëm i aktivistëve të AMT, Vokshi: Policia vazhdon të jetë vegël qorre e tekave të kryeministrit!

Ndalimi i paligjshëm i aktivistëve të AMT, Vokshi: Policia

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në një reagim të saj në rrjetet sociale, tha se ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Policia e Shtetit ndaloi aktivistët e njohur, Ergys Mërtiri, Astrit Seranaj dhe Donald Martini dhe i shoqëroi ata në Komisariatin Nr.1 të kryeqytetit.

"Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë si vegël qorre e tekave të kryeministrit. Ky është modeli më i shëmtuar i një policie që duhet të jetë në krah dhe në mbrojtje të qytetarëve", shkruan Vokshi.

Postimi i plotë

Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhes se ne policine e shtetit ka segmente qe vazhdojne te dhunojne qytetaret dhe te drejtat e tyre.

Sot ne mbremje jane shoqeruar ne komisariatin nr 1 drejtues te aleances per mbrojtjen e teatrit. Pa asnje arsye, duke i dhunuar dhe fshire nga celularet pamjet qe kishin mundur te regjistronin gjate ndalimit te dhunshem. Anetaret e aleances: Ergys Mertiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini jane shoqeruar nderkohe qe dy prej tyre jane ende brenda komisariatit nr 1 ne kryeqytet.

Ky akt i shemtuar dhe i rende per aktiviste te shoqerise civile qe per muaj dhe vite me radhe kane demonstruar forcen e nje proteste paqesore sic ishte ajo per mbrojtjen e teatrit eshte deshmi e qarte se segmentet politike ne policine e shtetit jane aktive dhe ne dispozicion te terrorit qe perpiqet te mbjelle ne opinion kryeministri Rama.

Eshte e qarte qe as doreheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar ne perdorimin e policse si vegel qorre e tekave te kryeministrit i cili jo me larg se dje edhe nje here shprehu mbeshtetjen per drejtorin e pergjithshem te policise dhe ato struktura qe manipulian vrasjen e te riut Rasha dhe dhunuan per dite me radhe te rinjte protestues ne kryeqytet.

Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.

Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij.

Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim!