TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka ndaluar në mbrëmje aktivistë të Mbrojtjes së Teatrit. Midis personave të ndaluar është edhe pedagogu dhe sociologu Ergys Mërtiri.
Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani u shoqëruan mbrëmjen e sotme dhe u çuan në komisariatin nr.1 Tiranë.
Ata dyshohet se janë shoqëruar pasi kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës, teksa sot Policia i ka shoqëruar në pedonalen e kryeqytetit.
Ndërkohë që në një status në profilin e tij në Facebook, aktori Neritan Liçaj, shkruan
“Policia diktatoriale ka ndaluar anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë arsye. Çuç gangsteri’.