TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zbuluar temat për të cilat foli me liderin opozitar, Lulzim Basha në darkën e sotme jozyrtare.
Znj.Kim thotë se me Bashën diskutoi për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës shqiptare për çështjet kryesore si dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja deklarohet e qartë se kërkon që partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që garanton se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira e të ndershme.
STATUSI NGA YURI KIM
Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1340416074257461248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1340416074257461248%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdarka-me-bashen-ambasadorja-amerikane-zbulon-temat-qe-u-diskutuan-partite-te-sigurojne-kandidate-te-paster-per-zgjedhjet-e-25-prillit%2F