AKTUALITET, 26 Prill 2019, 20:35

FOTO/ Ja kush është “daja” i arrestuar për grabitjen e Rinasit


Publkikohet fotoja e Ragip Hajdinit, i cili njihet ndryshe edhe si “Daja” nga Kosova dhe i arrestuar pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, si një nga të dyshuarit për grabitjen e 9 Prillit në Rinas.

Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “Daja” ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.