TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e pestë të një pallati në qendër të qytetit të Sarandës, përballë ish-shtëpisë së lindjes.
Banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi. Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet zjarrfikëse dhe kanë bërë shuarjen e zjarrit duke penguar kështu përhapjen e tij në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë masë elektrike.
Po hetohet për të zbardhur shkakun e rënies të këtij zjarri.