AKTUALITET, 11 August 2026, 14:13

Aksident me 4 të plagosur në Gjirokastër, një nga automjetet drejtohej nga një 17-vjeçar   

Aksident me 4 të plagosur në Gjirokastër, një nga automjetet

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Gjirokastër-Lazarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë, katër persona, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 00:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Lazarat”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues një 17-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruan Policia.