TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një lajm i trishtë ka tronditur familjen Cura dhe komunitetin fierak. 15-vjeçari Noel Cura, talent i ri i futbollit dhe pjesë e Akademisë Apolonia, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Noeli u diagnostikua në janar 2025 me një tumor agresiv në kokë dhe kishte nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit. Pas një apeli për ndihmë, mijëra shqiptarë u bashkuan dhe siguruan në kohë rekord fondet për kurimin e tij.
Pavarësisht trajtimeve, gjendja e Noelit u përkeqësua. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e bëri të ditur babai, avokati Artan Cura.
“Me hidhërim të thellë e me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta djali jonë i shtrenjtë Noel Cura. I paharruar qofsh, biri im”, shkroi ai.
Noeli do të kujtohet si një djalë i dashur pasionant pas futbollit, që në moshë shumë të re u përball me një betejë të vështirë dhe bashkoi mijëra njerëz rreth shpresës.