AKTUALITET, 11 August 2026, 13:29

Prag-tragjedie/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, trailer-i përplaset me autobusin, një vajzë e plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Një trailer dhe një autobus janë përplasur fort, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.