AKTUALITET, 11 August 2026, 11:22

'Përvëlohet' Tirana nga vapa, Braçe: Europa kërkon të heqë asfaltin dhe betonin, ne e shtojmë

Ndërsa kryeqyteti është duke u përballur më temperatura të larta deputeti socialist, Erion Braçe shkruan se një ndër shkaktarët është katrani dhe betoni. Sipas tij, katrani dhe betoni po e nxejnë më shumë kryeqytetin.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Braçe deklaron se në kohën kur Europa po mendon sesi ta reduktoje sipërfaqet e tepërta me asfalt e me beton dhe për t’i kthyer në sipërfaqe të gjelbërta, ne i shtojmë.

“Ç'po bejme ne? Ende asgjë për të ulur temperaturën në këtë qytet ku është shumë nxehtë!”, thekson ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Braçes:

Tirana e madhe

A keni vapë?

Nxehtë shumë apo jo?

E sata ditë me temperaturë 40 gradë është sot?

Ku është normaliteti i ri, kaq nxehtë e më shumë do të jetë!

Kondicioneri i shtrenjte nuk eshte zgjidhje-thjesht nxjerr te nxehtin nga shtepia dhe nxeh me shume qytetin!

Katrani ne asfalt, betoni po aq, nxehin edhe me shume.

Gjithe Evropa po mendon se si te eleminoje katranin, si te reduktoje siperfaqet e teperta me asfalt e me beton, per ti kthyer ne sipërfaqe të gjellbërta!

Pemet jane ato qe largojne te nxehtin e tepert!

Ç'po bejme ne? Ende asgjë për të ulur temperaturën në këtë qytet ku është shumë nxehtë!