TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
1207 të rinj kanë mundësinë të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të hedhin një hap drejt punësimit në administratën publike.
Thirrja e 11-të e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës u ofron të rinjve nga 21 deri në 29 vjeç mundësinë për të fituar përvojë profesionale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.
Nga kjo nismë mund të përfitojnë të rinjve të diplomuar në ciklin Bachelor ose Master, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 16 gusht.Ndërkohë që periudha e zhvillimit të praktikave është parashikuar në periudhën shtator –dhjetor të këtij viti.
Pozicionet e punës në administratën shtetërore, ofrohen nga institucionet publike dhe 48 bashki në të gjithë vendin.
Praktika zgjat 3 muaj dhe shoqërohet me kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin edhe një program të posaçëm trajnimi të zhvilluar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
Për të rinjtë pjesëmarrës parashikohet gjithashtu mundësia e punësimit me kontratë një vjeçare,
Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Programi synon t’u krijojë të rinjve mundësinë për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojën praktike dhe për të ndërtuar hapat e parë të karrierës në administratën publike.
Përmes angazhimit pranë profesionistëve të administratës publike, programi synon t’u ofrojë të rinjve një përvojë të integruar pune dhe të kontribuojë në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale, akademike dhe personale.