AKTUALITET, 11 August 2026, 14:40

Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen,

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Milot-Rrëshen.

Sipas policisë, një i ri nga Kosova, 25-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, makina ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”, shtetasi kosovar P. S., 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.