TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë në fshatin Picar të Gjirokastrës, ndërsa menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy grupe të shërbimit zjarrfikës për të ndërhyrë dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë zonën pyjore në hyrje të fshatit, në një terren të vështirë për ndërhyrje për shkak të dendësisë së shkurreve dhe pyllit.
Situata paraqet rrezik për fshatin Picar, pasi vatra e zjarrit ndodhet pranë zonës së banuar dhe ekziston rreziku që flakët të përhapen në drejtim të fshatit.
Aktualisht, në aksion ndodhen dy grupe të shërbimit zjarrfikës, ndërsa po mbërrin edhe grupi i tretë. Qëllimi është vënia sa më shpejt e situatës nën kontroll dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt banesave dhe zonës së banuar të fshatit Picar.
Prioriteti kryesor i ndërhyrjes është mbrojtja e fshatit Picar dhe banorëve të tij nga përhapja e flakëve. Shërbimi zjarrfikës vijon ndërhyrjen në terren.