AKTUALITET, 11 August 2026, 16:28

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, përfshihet nga flakët një kabinë e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapje në zona të banuara

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, përfshihet nga

Një  zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.

Flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

 Situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit në një zonë të banuar dhe turistike, ku ndodhen edhe objekte e hotele pranë vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.