TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i madh ka përfshirë sot ullishtet në fshatin Peshtan të Fierit.
Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri tani mësohet se flakët kanë qenë të përhapura në një zonë të gjerë dhe janë djegur më shumë se 300 rrënjë ullinj.
Flakët janë neutralizuar dhe nuk rrezikohen që të përhapen në banesat e fshatit që janë afër vendit ku ishte dhe vatra.
Zjarret në sezonin e verës kanë qenë të shumtë këtë vit, ku vetëm pak ditë më parë u dogjën pyje e kullota, në Tiranë, Vlorë e Fier.