TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të dashurës së kryeministrit britanik, Boris Johnson, i është refuzuar hyrja në SHBA, për një vizitë të planifikuar.
Carrie Symonds kishte aplikuar për leje për të hyrë në SHBA, si pjesëtare e një grupi ambjentalist, por kërkesa e saj u bllokua nga zyrtarët amerikanë. Kjo cështje mund të kthehet në një temë të sikletshme mes Boris Johnson dhe Donald Trump, në samitin e G7, që do të mbahet këtë fundjavë në Francë.
Arsyeja e refuzimit mund të lidhet me një udhëtim, që Symonds ka bërë në Somaliland, ku merrte pjesë në një fushatë kundër mutilimit gjenital të grave. SHBA nuk e njeh shtetin e Somaliland si një shtet të pavarur, por si një territor nën juridiksionin e Somalisë. Aplikatët britanikë që udhëtojnë në SHBA nën sistemin ESTA pa vizë, iu kërkohet të deklarojnë nëse kanë udhëtuar në Somali që prej Marsit 2011.
/TPZ.al/