TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike, dega Shkodër ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se pavarësisht hakmarrjes që ka nisur kundër Shkodrës, fundi i tij dhe i klikës së tij politike do të vijë pikërisht nga Shkodra.
Në një deklaratë sot, PD shprehet: “Pas protestave në qytetin e Shkodrës, Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër, duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.
E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës, prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje, në qytetin tonë ka sjellë zëro investime e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta.
Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës.
Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.
Çfarëdo që të bësh, duhet ta dish mirë që fundi yt dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!"