TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë Tepelenë, Termet Peçi në një reagim në rrjetet sociale ka sqaruar deklaratën e bërë në një emision televiziv.
Në stilin e kryeministrit Edi Rama, Peçi ka përgënjeshtruar mediat dhe më pas i ka sulmuar ato. Ai shkruan se nuk e ka thënë në asnjë moment fjalën “p*rdhë”, por ka thënë “por”.
Por dhe pse është munduar që të bëj një sqarim sërish Tërmet Peçi ka bërë një gabim, pasi sipas gjuhës shqipe, fjala “pordhë” shkruhet me “ë” në fund dhe jo si e ka shkruar numri një i Tepelenës, “p*rdh”.
Më poshtë sqarimi i tij:
Dua të bëj të ditur për disa portale dhe të sqaroj opinionin publik, lidhur me një koment “fake news”, bërë ditën e djeshme mbi intervistën time, trasmetuar në televizionin Gjirokastra.
Unë ju falenderoj që merreni me mua sa herë që komunikoj me publikun dhe ju, mbi çështjet e institucionit që unë drejtoj dhe qytetarëve të mi, sepse përpos fjalëve të mia ka pas, punë dhe vepra konkrete, si fakt dhe argument i padiskutueshëm i punës disa vjeçare…
Atyre që fjala “por” u duket “pordh”, janë ata që ne, nuk u themi “portale” por “pordhhale” . Kjo është e vetmja ngatërresë me dashje që mund të bëj për ta.
Pjesë nga intervista: “Punët përveçse fillojnë e mbarojnë brenda afatit kohor, janë në cilësi saktësinë dhe lartësinë e duhur. Këtë nuk e them, por do të filloj rruga nga Dukaj në fshatin Salari…”