AKTUALITET, 21 Gusht 2019, 14:09

EMRI/ U gjet në rrugë, 65 vjeçari vetplagoset gjatë pastrimit të kallashnikovit

EMRI/ U gjet në rrugë, 65 vjeçari vetplagoset gjatë


Një person i plagosur që u gjet në anë të rrugës nga kalimtar të rastit ka alarmuar Policinë e Shkodrës.

Nga raportimet u tha se kishim të bënim me një plagosje, por mësohet se shtetasi Lin Doda, 65 vjeç është vetplagosur në banesën e tij në Bushat.

Ai pasi u gjet në anë të rrugës është dërguar me urgjencë në spital dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Deri tani mësohet se ai ka qenë duke pastruar armën e tij tip automatik dhe është vetplagosur. Ai është marrë në pyetje paraprakisht dhe ka sqaruar situatën.

Ende Policia e Shkodrës nuk është bërë i ditur versioni i saktë i kësaj ngjarje, por burime bëjmë me dije se kemi të bëjmë me vet plagosje.