TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Performanca e shkëlqyer si dhe golat e shënuar në kampionatin rumun nuk ka se si t’i shpëtojnë trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja.
Bëhet fjalë për talentin 23 vjeçar Florian Loshaj i cili luan me skuadrën e Politehnica lasi në Rumani.
Ai e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke i shënuar gol dy skuadrave më të mira të kampionatit, CFR Cluj dhe Steaua Buchuresti nga 30 metra e më pas ka festuar me shqiponjën.
Loshaj ka luajtur me të rinjtë e Genk dhe tani është pjesë e kombëtares kosovare të U-21, por së fundmi lojtari ka pasur kontakte për një kalim në kombëtaren shqiptare.
Dhe është pikërisht trajneri Reja ai i cili është duke biseduar me 23 vjeçarin për ta bindur t’i bashkohet kuqezinjve.