TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq.
Flakët po avancojnë në drejtim të Mesopotamit, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej dhe të ngjitet drejt fshatrave Kostar dhe Vllahat.
Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakët.