AKTUALITET, 3 August 2026, 11:22

Patosi kundër bashkimit me Fierin, qytetarë e drejtues vendorë në protestë: Duam të mbetemi bashki më vete

Në Patos qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor protestuan përpara godinës së bashkisë, duke kundërshtuar propozimin për t’u shkrirë me Bashkinë Fier.

Protestuesit vlerësuan edhe qëndrimin e kryebashkiakut Fation Duro, i cili kundërshtoi nismën.

Ai ka argumentuar se Bashkia Patos renditet si bashkia e 10-të në rang vendi në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive dhe se ka efikasitetin më të lartë ndër bashkitë e qarkut Fier.