AKTUALITET, 3 August 2026, 13:13

Çmimet e karburanteve në rritje, Konfindustria kërkon ndërhyrje të qeverisë me 4 propozime

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht për frenimin e rritjes së çmimeve të karburanteve, duke argumentuar se shtrenjtimi i ditëve të fundit është i pajustifikuar dhe po rëndon ndjeshëm ekonominë dhe qytetarët.

Në një deklaratë zyrtare, Konfindustria paraqet katër kërkesa kryesore për institucionet shtetërore.

Së pari, Konfindustria kërkon uljen me të paktën 15% të barrës fiskale mbi karburantet, duke vlerësuar se kjo do të sillte një ulje prej rreth 20 lekësh për litër në çmimin me pakicë.

Së dyti, kërkohet rikthimi i Bordit të Transparencës, me argumentin se një ulje e mundshme e taksave duhet të reflektohet plotësisht në çmimet për konsumatorët dhe bizneset, pa u përthithur nga operatorët e tregut.

Një tjetër kërkesë lidhet me kontrollin e cilësisë së karburanteve. Konfindustria pretendon se në treg mund të jenë hedhur sasi të konsiderueshme karburanti që nuk përmbush standardin Euro 3.

Së fundi, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburanteve, duke pretenduar se kjo i shkakton buxhetit të shtetit dëme që arrijnë në qindra milionë euro.

Kërkesat urgjente për çmimet e karburanteve

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë në 4 drejtime.

Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20 lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë 15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.

Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohëringritja e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve.Tregu i karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.

Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartotEuro 3 janë hedhur në treg me pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.

Së katërti, kërkohet ndërhyrja e jashtëzakonshme einstitucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e shtetit.Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitittë karburanteve nga Shqipëria,  që rezultuan të mbushura me ujë në doganën kosovare,është e dhënë e qartë.

Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.