AKTUALITET, 22 August 2026, 15:33

Zjarr në Ersekë/ Zjarrfikësit në vendngjarje. Dyshohet se vatrat nisën nga varrezat

Zjarr në Ersekë/ Zjarrfikësit në vendngjarje. Dyshohet se

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë dy mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Vatra e zjarrit fillimisht mendohet të ketë nisur në varrezat e fshatit ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një sipërfaqe toke.