TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, teksa shumë pushues po shfrytëzojnë fundjavën për të kaluar disa ditë në bregdet.
Vetëm gjatë ditës së shtunë, nga ora 05:00 deri në 10:00, nëpërmjet Stacionit të Policisë Kufitare Morinë/Kukës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 24,408 shtetas të Kosovës, së bashku me 8,592 automjete të vogla dhe autobusë.
Lëvizja intensive ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet që fluksi në pikën kufitare të vijojë edhe gjatë pjesës tjetër të fundjavës.
Shifrat tregojnë interesin e lartë të pushuesve kosovarë për bregdetin shqiptar edhe në ditët e fundit të sezonit veror. Me afrimin e fundit të muajit gusht, plazhet e Shqipërisë vijojnë të jenë një nga destinacionet kryesore për qytetarët e Kosovës.
Autoritetet kufitare vijojnë monitorimin e situatës për të menaxhuar fluksin e lartë të lëvizjeve në kufirin Kosovë–Shqipëri.