TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon pa u ndalur në gjithë territorin edhe në këto ditë gushti.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aksioni që po zhvillohet në Tiranë, ku janë hequr struktura të ngritura pa leje në hapësirat publike.
Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar dhe janë hequr pergola dhe struktura të ngritura pa leje, të vendosura nga subjekte të ndryshme në trotuare, rrugë apo hapësira të tjera publike, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe funksionimin normal të qytetit.
Autoritetet theksojnë se ky aksion do të vijojë në çdo lagje të kryeqytetit, pa përjashtime, me qëllim rikthimin e qytetit tek qytetarët dhe rritjen e cilësisë së jetesës urbane.
Taskforca, e ngritur për këtë qëllim, është e angazhuar të garantojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke paralajmëruar masat ndëshkuese për çdo subjekt që shkel rregullat për përdorimin e hapësirave publike.
Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.