TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Metropoli i veriut, Shkodra, duke filluar nga dita e sotme do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut. “Hilmi Lakti do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut, ndërsa ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.
Nënkryetar i Këshillit të Qarkut pritet të jetë Lulzim Zaraj nga radhët e Partisë Socialiste, i cili njëherësh është dhe përfaqësues i Këshillit të bashkisë Malësi e Madhe.
Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.