TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Shqipëria po shpopullohet. Jemi të parët në botë që kërkojmë azil, duke ja kaluar dhe vendeve që janë në luftë.”
Kështu shkruan sot në facebook ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu ndërsa liston edhe një sërë pyetjesh mbi largimin e të rinjve e kërkesat për azil.
Postimi i plotë:
Largimi i shqiptarëve, sidomos i të rinjve, është trend në rritje vitet e fundit. Ai shihet si zgjidhje e vetme e problemeve kryesisht ekonomike por dhe sociale.
Si mund të jetë i jetushëm një vend kur dita mbyllet me numër të frikshëm vdekjes, a thua se jemi në luftë?
Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur ekonominë e tij a kanë mbuluar paratë e drogës?
Si mund të jetë i jetushëm një vend kur Kryeministri i atij vendi kënaqësinë më të madh të tij ka bisedat por dhe darkat me kriminelë?
Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove?
Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni?
Si mund të jetë i jestueshë një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur?
Shpopullimi, ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga Ne pasi Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj..!!!