AKTUALITET, 8 Tetor 2019, 10:01

PROFILI/ I dënuar për vrasje në vitin 1997, kush është Gentian Balla


Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë 40-vjeçari Gentian Balla, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për një vrasje.

Ai është arrestuar nga policia teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij dhe në momentin që është pikasur 40-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë armën tip pistoletë.

Kush është 40-vjeçari Gentian Balla?

40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997, më datë 08.02.2002 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Gentian Balla ka apeluar këtë vendim dhe ka kërkuar lirimin me kusht.

Pas këtij apelimit Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pranimin e kërkesës për lirim me kusht.

“Është provuar gjatë gjykimit të çështjes se kërkuesi Gentian Balla ka vuajtur më shumë se ¾ e dënimit në momentin e paraqitjes së kërkesës në zbatim të nenit 64 të Kodit Penal për përftimin e lirimit para kohe me kusht.", thuhet në vendim.

Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, duke e bërë lirimin me kusht të 40-vjeçarit, duke e lënë atë që të mos kryejë pesë vitet e fundit të burgut.

Vendimi për Gentian Ballën: