TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka bërë rezistencë dhe ka kërcënuar Policinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku 37-vjeçari me iniciale S. S., kishte parkuar keq mjetin e tij duke bllokuar qarkullimin.
Pasi “Shqiponjat” kishin konstatuar shkeljen, i kërkuan të riut që të lironte rrugën por hasën në rezistencë.
Gjatë ndalimit nga Policia, 37-vjeçari kundërshtoi uniformat blu duke i kërcënuar, gjë që i kushtoi edhe lirinë.
Kundërshtoi e kanosi punonjësit e forcave “Shqiponja”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistencë nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhrit për ta lëvizur mjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.