AKTUALITET, 8 Tetor 2019, 10:35

Kolaps në Hipotekën e Vlorës, drejtuesit e rinj japin dorëheqjen pak ditë pas emërimit

Kolaps në Hipotekën e Vlorës, drejtuesit e rinj japin


Hipoteka e Vlorës nuk gjen qetësi. Sot mësohet se kanë dhënë dorëheqjen drejtoresha e re Elona Hodaj dhe zv. drejtori Krenar Xhemali.

Në shtator në hipotekën e Vlorës u pushuan gjashtë juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Burime për mediat mësojnë se shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendimi i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet.

Hodaj kishte mbajtur më herët postin e Drejtoreshës së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.