AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 11:52

Zgjedhjet për kreun e PD në Elbasan, tërhiqet ish-kryetari. Do kandidojë për kryetar bashkie

Partia Demokratike po zhvillon një proces zgjedhjesh brenda saj, të kryetarëve të saj në degë të ndryshme.

Këtij procesi i është nënshtruar edhe dega e saj në Elbasan. Por, burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se nga gara është tërhequr ish-kryetari Aurel Bylykbashi. Bylykbashi është tërhequr pasi ka shfaqur ambicien e tij për të kandiduar kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.

Bylykbashi është shprehur i vendosur për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit edhe nëse PD nuk do ta propozojë, nuk mohon mundësinë se do të garojë me një sigël tjetër ose i pavarur.

Gara për kreun e PD në Elbasan tani zhvillohet mes Elbasan Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi. 600 votues anëtarë të Partisë Demokratike votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.