AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 09:36

23-vjeçarja udhëton me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia: 39 patenta të pezulluara

23-vjeçarja udhëton me 154 km/h në autostradën

Policia bën të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme janë konstatuar disa drejtues automjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi gati dyfish mbi limitet.

Policia thotë se një 23 vjeçare nga Tirana është konstatuar duke udhëtuar me 154 km/h në rrugën Tiranë -Durrës, ndërsa shton se përgjatë dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi.

“23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 436.6 metra.

Gjate dy netëve në orët e vona të natës në harkun kohorë 21.00 – 01.00 janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë deri në dy fish mbi limitet.

E nga këto raste përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte.

Shpejtësia që varionin nga 140 km/h deri në 178 km/h.

Për gjatë dy netëve 39 leje drejtimi të pezulluara, shpejtësi që të vret jetën .”, shkruan policia në rrjetin social Facebook.