TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tyson Fury ka sfiduar bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një ndeshje që të gjithë e dëshirojnë, pas luftës ndaj Deontay Wilder të dielën në mëngjes në SHBA.
Ndeshja dërrmuese me kohëzgjatje 36 minuta mes Wilder dhe Fury mbaroi në barazim, që nënkupton se boksieri amerikan e mbron titullin e kategorisë së rëndë në divizionin WBC.
Të dy boksierët u pajtuan për ndeshje tjetër, tani mbetet të përcaktohet vetëm data.
Fury i mbijetoi ndeshjes deri në fund edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-t,
Britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, para se ta luante rolin e pulës në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, WBA dhe WBO.