AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 09:29

Dita Botërore e zhdukjes së skllavërisë, apeli i fortë i presidentit Meta

Dita Botërore e zhdukjes së skllavërisë, apeli i fortë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një thirrje në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.

Në një shënim në faqen e tij në facebook, kreu i shtetit shkruan “apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte”.

Postimi i plotë:

Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte.

Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit.