TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Muka thotë se tashmë një produkt shkencor shqiptarë do të jetë “udhërrëfyes” i mjekëve të familjes dhe gjinekologëve në mbarë botën për sa i përket përdorimit të terapisë hormonale.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Muka tregon se në bashkëpunim me Universitetin e Erasmus (Holandë), Cambridge (UK) dhe Bernit (Zvicër), dhe duke analizuar të gjithë evidencën e deritanishme, janë paraqitur rekomandimet mbi përdorimin e terapisë hormonale.
“Artikulli është publikuar në revistën shkencore Human Reproduction Update, e renditur e para në botë në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë (Faktor Impakti 11.8). Poshtë gjeni figurën e përshtatur në gjuhën shqipe qe tregon kur dhe si duhet përdorur terapia hormole sipas moshës me qëllim parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës që mund të vijë si pasojë e përdorimit të terapisë”, shkruan Muka.
Kujtojmë që Taulant Muka dha dorëheqjen nga posti i zv. Ministrit të Arsimit pak kohë pasi ishte emëruar.