AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 08:46

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar dhe familja e tij

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli është kërcënuar me jetë, ndërsa ngjarja është raportuar në polici. Siç raportojnë mediat kosovare, mësohet se në telefonin e tij kanë ardhur mesazhe kërcënuese për të dhe familjen e tij, ndërsa ngjarja i është përcjellë dje policisë.

“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”, tha Pacolli, deputeti i AKR-së për kallxo. Më tej ai ka bërë të ditur se personi që e ka kanosur, është i njohur për policinë.

“Rasti është paraqitur në polici dhe mendoj se është detyrë e organeve të drejtësisë të merren me të”, u shpreh Pacolli. Rasti i këtij raportimi të kërcënimit ishte raportuar edhe nga policia në raportin ditor.