TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qindra mijëra votues turq mbushën sheshet e Stambollit ditën e shtunë, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 1 milionë persona morën pjesë në mitingun e kandidatit të opozitës, Muharrem Ince, në distriktin Maltepe.
"Ne do të pranojmë gjithëkënd", u shpreh ai, ndërkohë që mbështetësit e tij këndonin himnin turk dhe valëvitnin flamurin e Turqisë. "Shpresa e Turqisë do të ringjallet, vendi ynë do të jetë i bashkuar".
Ince, është kandidati sekularist i partisë opozitare, CHP. Kjo parti është rivalja kryesore e Erdogan-it dhe mund ta çojë garën për postin e presidentit në raundin e dytë.
Ince, një mësues fizike, ka udhëtuar në mbarë vendin duke kërkuar bashkimin e qytetarëve kundër rivalit të tij Erdogan. Ai ka premtuar kufizimin e pushtetit të presidentit, rikthimin e sundimit të ligjit në Turqi dhe fundin e persekutimit të disidentëve dhe gazetarëve.
64 vjeçari Ergodan, i cili e ka udhëhequr vendin që prej vitit 2002, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, ka ruajtur stilin e përhershëm bombastik, duke e mbyllur fushatën e tij me 5 mitingje. Në distriktin Esenyurt të Stambollit, Erdogan i tha mbështetësve se Turqia "do të ketë arritje të cilat askush nuk mund ti imagjinojë", nëse ai zgjidhet sërish.
Kushdo që do të fitojë këto zgjedhje, do të ketë fuqi të jashtëzakonshme, të cilat posti i presidnetit i "fitoi" në një referendum të vitit të kaluar. Këto fuqi përfshijnë zgjedhjen e kabinetit dhe zëvendës presidentëve të pa votuar, caktimin e gjyqtarëve, shpalljen e dekreteve që kanë fuqi ligjore, pa miratimin e parlamentit.
Në këto zgjedhje parlametare, partia AK e Erdogan ka formuar një aleancë me partinë nacionaliste MHP, të udhëhequr nga Devlet Bahçeli. Ky koalicion ka përballë një koalicion të madh opozitar që përfshin partinë sekulariste CHP, partinë nacionaliste Iyi të udhëhequr nga Meral Aksener dhe partinë Islamiste të Saadet. Koalicion pro Kurd HDP po garon i pavarur por është shprehur se do t'i bashkohet opozitës nëse kandidati opozitar kalon në raundin e dytë kundër Erdogan.
Ince e ka pozicionuar veten si një demokrat dhe populist, duke u zotuar të mbyllë pallatin luksoz presidencial në Ankara dhe ta kthejë atë në një qendër edukimi. Ai është zotuar se do të ndalë gjendjen e emergjencës brenda dy ditëve të para, të rikthejë pavarësinë e gjyqësorit dhe të luftojë grupet terroriste. Ince është zotuar se do të rikthejë mardhëniet diplomatike me regjimin e Assad në mënyrë që ti hapet rruga rikthimit të 3 milionë refugjatëve sirianë në vendin e tyre.
Erdogan duket i trembur nga rrjedhja e votave drejt HDP-së. Në një video përgjim ai shfaqet në një mbledhje me votues potencial, duke i kërkuar atyre të bëjnë "punë speciale", për të limituar performancën e HDP-së. Kjo kërkesë është interpretuar si një thirrje për intimidim dhe mashtrim.
Burimi: The Guardian
/TPZ.AL/