AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 10:44

180 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, Policia publikon fotot

180 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, Policia publikon

Pavarësisht masave të marra nga policia, drejtues makinash janë penalizuar në autostradën Tiranë-Durrës, pasi janë kapur me shpejtësi nga 140 deri në 179 kilometra në orë.

Policia njofton se ka pezulluar 10 patenta për këto drejtues makinash.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Tiranës ka publikuar në Facebook disa foto të kapura nga radarët që tregojnë shpejtësinë marramendëse të disa drejtuesish automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Ne zbatim te Planit te Masave per rritjen e parametrave te sigurise gjate fundjaves, Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar

10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h

Megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie.

Policia Rrugore e Tiranes eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt.

Policia Rrugore e Tiranes ne sherbim te sigurise se jetes ne rruge.