AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 09:53

Babai që mbante të lidhur djalin goditi me sëpatë 2 policë. Rrëfimi i 17-vjeçarit: Ditët e fundit…

Babai që mbante të lidhur djalin goditi me sëpatë 2

Babai që kishte probleme mendore kërcënon dhe kyç në shtëpi djalin 17-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “30- vjetori” në Berat dhe, fatmirësisht, u neutralizua në një kohë të shpejtë nga Policia, pasi kjo e fundit u sinjalizua nga fqinjët e shqetësuar.

poli

Babai që kishte probleme mendore kërcënon dhe kyç në shtëpi djalin 17-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “30- vjetori” në Berat dhe, fatmirësisht, u neutralizua në një kohë të shpejtë nga Policia, pasi kjo e fundit u sinjalizua nga fqinjët e shqetësuar.

Sipas të dhënave, shtetasi me inicialet Xh.D., për disa orë në shtëpinë e tij dhunonte psikologjikisht djalin 17-vjeçar, A.D. dhe e kyçi në banesë duke mos e lejuar të dilte. Mësohet se 43-vjeçari mbante peng djalin e tij nën kërcënim.

Ai kishte kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se ditën e djeshme, në kushtet e rëndesës së gjendjes për shkak se kishte probleme me shëndetin mendor, mbante djalin të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar Policia.

Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të Zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin, fatmirësisht, pa pasoja për shëndetin e tij.

Më pas, janë dashur disa momente negocimi, pasi 43-vjeçari nuk pranonte të vetëdorëzohej. “Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sopatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie”- njofton policia.

Burime nga Policia e Beratit bënë të ditur se kanë arritur të neutralizojnë më pas edhe autorin të cilin e shoqëruan me autoambulancë drejt spitalit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

Blutë nuk konfirmuan nëse 43-vjeçari do të arrestohet apo nëse ai do të shtrohet në spital për shkak të kësaj gjendjeje.

Ndërkaq, adoleshenti është marrë në pyetje nga ku ka rikonfirmuar se së fundmi shëndeti mendor i të atit ishte në përkeqësim dhe se ditën e djeshme pas një debati mes tyre, ai e kishte mbajtur peng, duke mos e lejuar që të dilte jashtë e madje e kërcënonte.

Njoftimi i policise

Mbante peng dhe e dhunonte psikologjikisht djalin e tij

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon konfliktin në familje, arrestohet autori.

Më datë 23.06.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.D, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen “30 Vjetori”, ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sopatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D.