TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në takimin që ka pasur sot për të festuar çmimin e marrë nga sheshi Skënderbej, ka folur dhe për përmbytjen e pak ditëve më parë.
Ai tha se kishte ndërtuar një shesh dhe jo nëndetëse, prandaj e rëndësishme në këtë rast ishte mënyra si do reagohej.
“Përpara pak ditësh ne patëm një përmbytje në Tiranë për shkak të një stuhie të natyrës, që sipas eskpertëve reshjet ishin të barasvlefshme me atë që bie për një muaj.
Ne ndërtuam një shesh nuk ndërtuam një nëndetëse, pas 10 minutave sheshi ishte gati që të priste ndeshjen e Botërorit, e rëndësishme është mënyra sesi ne ngrihemi pas goditjeve të tilla të natyrës.
Nga stuhia që ra pak ditë më parë një rrufe ra dhe te sahati, po sot është riparuar çdo dëm dhe nuk është kuptuar asgjë”, u shpreh Veliaj.
Kujtojmë se pak ditë më parë Sheshi Skënderbej u përmbyt, duke lënë fare mirë të kuptohej se pusetat dhe kanalet kulluese nuk janë ndërtuar siç duhet.
Për shkak të përmbytjeve dëme ka pasur dhe në katin e parë të bashkisë, ku janë dëmtuar shumë dokumente.
faxweb