AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 09:43

Emri/Po trafikonte 6 bomba telekomandë, dalin pamjet e momentit të arrestimit të 45-vjeçarit (VIDEO)

Emri/Po trafikonte 6 bomba telekomandë, dalin pamjet e momentit të

Policia e Lezhës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele një 45-vjeçar të cilit iu gjetën gjashtë bomba të telekomanduara. Në prangat e policisë ka rënë Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".

Në aksin rrugor Milot - Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip "Peugeot" që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.