TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vdes në rrethana misterioze një 44 vjeçar nga një fshat i Gramshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 në lagjen “Parku” në këtë qytet Olsi Lativi 42 vjeç me banim në fshatin Grabovë e Poshtme është gjetur i vdekur pak metra më larg pasi ka dalë nga një lokal.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor. Ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së 42 vjeçarit. Nga ekzaminimet paraprake rezulton se ai nuk ka shenja të dhunës në trup. Por megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Çështja është nën hetim.