TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, për të trajtuar ankimimet e tyre, për Qarkun e Elbasanit.
“KAS vendos pranimin e kërkesave, për të vazhduar trajtimin e ankimimeve”, u shpreh anëtari i KAS.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për nëntë qarqet të vendit.
Deri më tani, janë shqyrtuar në KAS, ankimimet për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, ndërsa deri më tani, nuk ka pasur ripërsëritje të zgjedhjesh apo ndryshim rezultati.