AKTUALITET, 27 Maj 2021, 12:22

KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Boiken Abazit për qarkun e Tiranës, lë në fuqi rezultatin e KQZ për 25 prillin

KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Boiken Abazit për qarkun e

KAS ka rrëzuar kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Demokratike dhe Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

Dy subjektet kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë, por KAS rrëzoi këto kërkesa dhe la në fuqi rezultatin e vulosur nga KQZ ditë më parë.

Tashmë dy subjektet kanë të drejtë të dërgojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor me anë të një ankese.

“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi.

Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.’’- tha Ledio Braho.