AKTUALITET, 27 Maj 2021, 09:38

Reklama politike gjatë heshtjes zgjedhore, KQZ gjobit me dy milion lekë RTSH

Reklama politike gjatë heshtjes zgjedhore, KQZ gjobit me dy milion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me dy milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar, pasi, kanë paraqitur reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

“2 milionë lekë gjobë për RTSH, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.