AKTUALITET, 27 Maj 2021, 10:49

COVID-19/ Fico: Është ulur incidenca dhe pozitiviteti, vetëm në nëntë bashki ka raste të reja

COVID-19/ Fico: Është ulur incidenca dhe pozitiviteti, vetëm

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Ficon ka dhënë detaje për situatën e pandemisë në vend.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se incidenca ka zbritur nga 35 në 14 për 100 mijë. Ndërkohë në të gjithë vendin vetëm në nëntë bashki ka raste të reja.

“Do të doja të listoja indikatorët për të kuptuar ku jemi. Incidenca ka zbritur nga 35 në 14 për 100 mijë.

Numri i bashkive me raste të reja është nëntë. Vijojmë me të njëjtin raport 48 me 52 meshkuj femra. Shtrimet spitalore i ulët, 43 të shtruar në spitale me 7 në terapi intensive.

Po bie pozitivitet që është nën 1%. Një ndihmesë e jashtëzakonshme ka qenë edhe procesi i vaksinimit që po ecën me ritme të shpejta. Pandemia nuk ka përfunduar edhe pse dendësia e qarkullimit të virusit është e ulët.

Është e rëndësishme të vazhdojmë të zbatojmë masat.

Të mbajmë maskat, higjenën në dhe të mos harrojmë që personat që kanë dyshime ti referohen mjekut të familjes, ndërkohë që sistemi është në këmbë,” tha Fico.