TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë dy deputetët e rinj.
Bëhet fjalë për Gentiana Carkanin, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaji më parë.
Po ashtu, është betuar edhe Retmira Raboshta, e cila zuri vendin e kandidatit Tom Doshi.
Ky i fundit pas zgjedhjeve të 2021, shpalli dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual, e ai pasues, i fituar në zgjedhjet e fundit me siglën e Partisë Social Demokrate.