AKTUALITET, 27 Maj 2021, 10:11

577 kg drogë në gomone, dalin para gjykatës tre të arrestuarit

577 kg drogë në gomone, dalin para gjykatës tre të

Kanë dalë sot para gjykatës tre të arrestuar për gomonen me 577 kg drogë, që u kap të dielën në Karaburun.

Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj, do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa seanca nis në orën 10:00.

Operacioni që çoi në arrestimin e tyre u zhvillua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.

Siç njoftoi policia ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë.

Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.