TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Tani, si hiqet Dekreti i Presidentit nga Fletorja Zyrtare pas këtij vendimit të Kolegjit ??”, pyet Kaso.
Theksojmë se sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, ku ky i fundit kërkoi që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohej nga zgjedhjet e 30-qershorit por Kolegji lë në fuqi këtë datë zgjedhjesh.
Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti.
Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi kërkesën përbëhej nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.
Idajet Beqiri ishte ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalonte dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë u s’provua nga një institucion.